Nr. Artikullit - 6012

Përmbajtja dhe përdorimi i qushmështit të bletës

Qumështi i bletës: është produkt i krijuar nga gjëndrat hipofaringeale të bletëve tëe reja dhe shërrben për ushqimin e mbretëreshës dhe larvave. Përbërësit e qumështit të bletës dhe % e tyre në përberje, varion nga zonat dhe vendet e ndryshme.

Qumështi i bletës është tonik, energjik. antiseptik(kundër mikrobeve), etj. Ai jep efekte pozitivë për shëndetin dhe preferohet shumë nga mashkujt. Gjithashtu, përdoret edhe për maska bukurie, Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore shërben për të ushqyer Iarvat gjatë tri ditëve të para si dhe për të ushgyer mbretëreshën. Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, shumë interesant ky fake, duke ditur që nje blele a zakonshme, e cila ka lindur nga e njejta vezë me rnbretëreshën, jeton velem 21 ditë. Qumeshti i bletes ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije te tharët dhe pak aromë.

Efektet kuruese:
Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e gormoneve të tiroides. Mdihmon zhvillinin dhe rritjen . Stimulon gjëndrat seksuale, ndihmon prodhimin e vezoreve, gjatë shtatzënisë, duke rritur nivelin e progresteronit në gjak. Rrit nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore. Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatitet, rigjeneron strukturen e mëlçisë. Ka efekt antiflamator ( si paravetamoli, advili). Pastron organizimin nga toksina. Ndihmon funksionimin e veshkave. Rrit hetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut. Zgjeron en♪7t e gjakut. Ndihmon në uljen e kolesterolit dhe trigliverideve. Rrit imunitetin. Ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet nëanemi. Ndihmon në mikrohemorragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyres. Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkureës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal pë probleme të ndryshme të lëkurës. Te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen e peshës.

Dozimi dhe përdorimi:
Qumështi i bletës duke qënë një superushqim mund të përdoret nga cdo person që dëshiron që nga shtatëzania deri në moshat e thyera. Dozat e përdorimit në këto raste shkojnë për moshat mbi 14 vjec, 300-400 mg në ditë, ndërsa për moshat nën 14 vjec rekomandohet të perdoret 5 mg qumësht për 1 kg peshë trupore. Për rastet kur qumështi perdoret nga të sëmurë atëhere, dozat minimale rekomandohen 100-400 mg, ato mesatare 400-800 mg dhe doza e sulmit deri në 1 gr. Përdorimi i tij rekomandohet të bëhet esell në mëngjes duke e marrë nën gjuhë.Arsyeja e marrjes nën gjuhë është se aty ka mjaft enë gjaku që bëjnë thithjen e menjëhershme dhe kalimin në gjak. Mënyra e marrjes bëhet me anë të lugës plastike. Zgjatja e kurimit është e ndryshme dhe varet nga shkalla e sëmundjes ose qëllimi për të cilin përdoret, por asnjëhere më pak se një muaj.

Kur nuk duhet të përdoret:
Në kriza astme, sepse qumështi i bletës mund të ngushtojë bronket, gjë që do ta rëndonte sëmundjen. Në alergji ndaj përbërësve të qumështit të bletës. Nuk duhet ta përdorin ata që vuajnë nga sëmundja Addison, si dhe ata që kanë kancer në fazë akute.

Efektet anësore:
Dhembje stomaku, të vjella, diarre dhe pagjumësi (kjo e fundit ndodh më shpesh te femrat). Në të tilla raste, në fillim ulni dozën dhe nëse efektet anësore nuk përmirësohen, ndërprisni konsumimin. Kujdes: nëse nuk respektoni dozat, mund të jetë helmues. Duhet pasur kujdes në përdorim kur organizmi është tepër i dobësuar, është e pamundur tretja e qumështit. Kur vuani nga sëmundje me spazma të tubit tretës, kancer shumë të përhapur në lëkurë.

Kura:
Kura duhet të zgjasë një muaj, maksimumi tre muaj, për dozat lexoni me kujdes letrat që e shoqërojnë dhe respektoni indikacionet e shkruara. Rezultatet e kurës mund të shfaqen menjëherë ose me pak vonesë, sepse ndryshe nga poleni, qumështi i bletës vepron më ngadalë.

Sëmundjet në të cilat duhet të përdoret:
-Hipertiroidisem
-Diabet
-Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta)
-Sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut
-Sëmundje kronike të mushkërive
-Sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit
-Sëmundje të veshkave
-Artrite reumatoide
-Probleme seksuale, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës

about-us-2