about-us-2

Historiku Jonë

  • Ne jemi lidere në Kosovë në fushën e shpërndarjes dhe shitjes së mallrave ushqimore, sanitare, pijeve . Ne bazë të organizimit të mirëfilltë dhe përkushtimit të vazhdueshëm për efikasitet në punë, teknologji të avancuar, orientim të sinqertë kah blerësi, si dhe në bazë të kontributit të punonjësve të kualifikuar, të cilët janë të punësuar në ketë korporate, janë arritur suksese shumë të larta dhe të qëndrueshme. Si lidere në fushën e shpërndarjes, duke iu ofruar mbi 100 produkte të llojllojshme.
  • Përzgjedhja e parë e ofruesit të distribucionit të markave të njohura botërore është të sigurojë që secili të ketë shansin të shijojë produkte me cilesi të lartë .
    Ndërtimi i markave udhehëqese të tregut nëpermjet angazhimit të pjesëtareve të ekipit profesional.Tejkalimi i kënaqësisë së klientit nëpermjet shërbimeve të shpejta , efikase , të besueshme dhe eko-miqësore me zgjidhje inovative . Perpjekja për përsosmeri në të gjitha rastet dhe rritja reciproke me partnerët tanë .
  • Ne i kuptojmë nevojat e konsumatorëve tanë dhe i përgjigjemi atyre me produktet e duhur nga furnizuesi i duhur dhe në kohën e duhur – në çdo kohë. Ne përpiqemi të ndërtojmë marrëdhënie afatgjate në mes të konsumatorit dhe furnizuesit të bazuara në besim dhe respekt të dyanëshëm.Ne, po ashtu, duam të krijojmë një ambient në të cilin qytetarët mund të bëjnë dallimin dhe përsosmërinë profesionale në të gjitha aktivitetet e tyre.
  • Misioni ynë është krijimi I vlerave afatgjate për klientët tanë përmes një angazhimi të zjarrtë për të përsosur dhe përmirësuar procesin e menaxhimit, për të cilin ne jemi të bindur se siguron një avantazh të qëndrueshëm konkurrues në tregun e tanishëm dinamik. Besimi ynë i palëkundur është se ne jemi të suksesshëm vetëm atëherë kur konsumatorët dhe furnizuesit janë të suksesshëm. Vlerat tona janë thellë të rrënjosura në kompaninë tonë dhe ato pasqyrojnë karakterin tonë të disiplinuar që mbartim në brendinë tonë. Strategjia jonë përfshinë shërbimet më të mira në shpërndarje, logjistikë dhe marketing, angazhim maksimal dhe efikasitet në veprim, pushtimin e tregjeve të reja, larminë në veprimtari si dhe zhvillimin dhe avansimin e kuadrove tona.
about-us-2